Jam mirë babi, mos u mërzit. Këto fjalë i tha babait të saj Anjeza Shabani ndërsa zbriti nga furgoni i policisë për të hyrë në seancën gjyqësore që sot trupa gjykuese vendosur ta lë në “arrest me burg”.
Babai i saj i cili u ngjit mbi kangjellat rrethuese të gjykatës së Tiranës për t’i dhënë zemër vajzës së saj i tha “Bravo bab, e fortë të jesh”. Por mesa duket Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit privat “Diren” që pak ditë më parë ra në pranga për dhunën ndaj një të mituri, nuk e ka mbajtur dot veten.
Ajo ka shpërthyer në lot ndërsa ishte në bankën e të akuzuarit, aty ku u njoh me vendimin e gjykatës për masën e saj të sigurimit personal dhe faktin që duhet të qëndrojnë në qeli, të paktën deri në përfundim të hetimeve. Ajo u vu në pranga menjëherë pas transmetimit në emisionin “Stop” të një videoje nga ambientet e kopshtit, ku ajo shfaqej duke rrahur barbarisht një të mitur vetëm 3 vjec.
Gjithcka erdhi pas dyshimeve të babait se djali i tij dhunohej, dyshime që u faktuan pas videos të filmuar nga një kamera e fshehtë në kopësht.