Telegrafi

Anjeza Branka rikthehet me këngën e re “Wie Vodka”

Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj. 

Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Anjeza Branka, e cila është kthyer me këngë të re, pas një kohe të gjatë.

“Wie Wodka” mban titullin kënga e re e saj, teksa ka bashkëpunuar me artistin Niku.

Anjeza Branka në klipin e ri (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi dhe Niku 2die4, derisa për muzikën është përkujdesur LNE Music.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anjeza Branka

Ndërkohë, miksimin dhe masterizimin e ka realizuar Sasa DJO.

Kënga tashmë gjendet në kanalin YouTube dhe besohet që ky rikthim i artistes shqiptare do të mirëpritet nga publiku. /Telegrafi/