Anitta zbukuroi gishtat me unaza argjendi me shkëlqim dhe kishte një manikyr rozë të çelët.
Pasi pozoi në tapetin e kuq, Anitta u drejtua në skenë për të performuar këngën e saj të re “Bota Niña” me këngëtaren spanjoll Bad Gyal.
Për performancën e saj, ajo vendosi një veshje shumë seksi, teksa u ndërrua me një fustan me grep, të hapur dhe taka të zeza me rripa që ngjiteshin në këmbët e saj të tonifikuara, shkruan DailyMail.
Anittas iu bashkua një trupë e madhe kërcimtarësh të veshur me bikini, teksa ajo tregonte lëvizjet e saj për audiencën brenda Qendrës Kaseya.
Machine Gun Kelly i dha mbështetjen e tij festës vjetore, teksa u ngjit në tapetin e kuq pa të fejuarën Megan Fox.
Kjo shënoi ngjarjen e parë publike që kur reperi i kthyer në roker, zbuloi tatuazhin e tij të ri, të ndërprerjes së trupit, diçka që ai tha se e bëri për arsye shpirtërore.
Ai shfaqi pjesërisht tatuazhin, i cili mbulon qafën, gjoksin, shpatullat dhe krahët e tij, nën një xhaketë të zezë.
MGK shërbeu gjithashtu si një nga interpretuesit më të mëdhenj të natës teksa luajti kitarën e tij akustike me fituesin e “World Icon” Don Omar. /Telegrafi/