Site icon Telegrafi

Anita uron Gjinin për fillimin e vitit të ri shkollor: Do të jem aty edhe kur t’i nuk dëshiron

Sot (e hënë) në të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës filloi viti i ri shkollor.

Me këtë rast, shumë nga personazhet publike uruan fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020.

Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe prezantuesja Anita Muçaj, e cila ka uruar djalin, Gjinin për kapitullin e ri si gjimnazist.

“Sot filloi viti i ri shkollor. Urime nxënës, ju prift e mbara. E Gjini sot mori epitetin ‘gjimnazist’, sot nisi një kapitull të ri. Urime nanush, do të jem aty edhe kur ti nuk don”, ka shkruar mes të tjerash Anita.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anita Muçaj-Haradinaj

Theksojmë që Anita dhe Ramushi janë të martuar prej vitesh dhe nga kjo martesë kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. /Telegrafi/

Exit mobile version