Site icon Telegrafi

Anita për Ramushin: Nuk e toleron tradhtinë, frika nuk ekziston te ai

Prezantuesja e njohur, Anita Muçaj-Haradinaj, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo është dashur të përmbyll një fjali të nisur nga stafi, por gjithmonë duke e përshtatur fjalinë me parimet e unit të saj.

Një gjë të tillë ajo e ka bërë, duke zbuluar në të njëjtën kohë shumë detaje nga jeta profesionale dhe private.

Ndër të tjerash, Anita u shpreh duke plotësuar se “nëse do të klonohej”, bota do të kishte edhe një person të mirë plus.

Tutje, Muçaj-Haradinaj tha se gjithmonë do të mbetet prezantuese /gazetare, dhe se nuk e ka ndër mend të kandidojë për diçka tjetër, në rastin e saj më të afërt politikane.

Ndërkohë, njëra ndër fjalitë e cila i referohej bashkëshortit të saj, kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e detyronte moderatoren të plotësonte fjalinë duke treguar se çfarë “nuk toleron ai”.

Anita tha se Ramushi nuk e toleron tradhtinë, njashtu dhe njerëzit që kanë frikë.

“Ramushi nuk toleron tradhtinë dhe frikën, tradhtinë jo në aspektin e dashurisë ose raportit tim me Ramushin, por Ramushi si person njerëzit që nuk mbahen për fjale, nuk i do fare dhe Ramushi duke qenë shumë guximtar, patjetër që frika nuk ekziston te ai, dhe frika është një dobësi që nuk i lë njerëzit të ecin përpara, nuk i lë njerëzit të jenë kreativë dhe nuk i lë të shtyjnë qëllimet e veta përpara”, ka thënë Muçaj-Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version