Site icon Telegrafi

Anita: Nëna më bërtiste në fillim për lidhjen me Ramushin, e zgjodha sepse më dashuronte shumë (Video)

Spikerja e njohur e lajmeve Anita Haradinaj ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Top Show Magazine”.

Ajo ka shtjelluar atje programin e kauzës sensibilizuese “Dardani je vesh me diell”, organizatorja e së cilës Albana Osmani e solli pak ditë më parë edhe në Kosovë.

Lexo po ashtu Një luledielli 'ndriçoi' Prishtinën, Haradinaj dhe Albana Osmani hapën fushatën sensibilizuese "Dardani je vesh me diell" (Foto)

Anita, njëherit është edhe ambasadore e kësaj fushate sensibilizuese për në Kosovë.

E njëjta ka treguar edhe një rrëfim shumë interesant rreth jetës dhe karrierës së saj në përgjithësi.

Lexo po ashtu "Të vishemi me lulediell" për të ndihmuar fëmijët që vuajnë dhe shërimin ta gjejnë në vendin e Dardanëve

E pyetur nga moderatori Alban Dudushi se pse zgjodhi Ramushin, ajo u përgjigj duke thënë se kryeministri aktual i Kosovës, e bëri në atë kohë për vete dhe e dashuronte shumë.

Në vazhdimin e rrëfimit, Anita ceku se lidhjen me Ramushin ia kishte rrëfyer fillimisht nënës së saj, e cila nuk e kishte pritur mirë dhe e kishte qortuar atë me arsyen se po lidhej me një figurë publike.

Çifti Ramush dhe Anita Haradinaj. Burimi i fotos: Instagram

Por, më pas gjithçka kishte përfunduar mirë, kur Haradinaj ishte takuar me prindërit e Anitës dhe kishte shprehur dëshirën për dorën e vajzës së tyre.

Videoja më poshtë sjell rrëfimin e plotë të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version