Telegrafi

Anita Muçaj uron Ramush Haradinajn: Mendoj se jam dhurata më e bukur e ditëlindjes tënde

Anita Muçaj dhe Ramush Haradinaj (Foto: Instagram/amucaj)

Prezantuesja e njohur, Anita Muçaj, gjatë ditës së sotme (e premte) ka marrë vëmendjen e shumë ndjekësve të saj.

Kjo vjen, pasi bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj feston ditëlindjen e tij, me ç’rast ajo ka zgjedhur fjalët më të mira për të.

Një gjë të tillë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku ka bashkangjitur edhe një fotografi me ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh, kryetarin e AAK-së.

“Nuk dua të ta heq asnjë gradë e yll si gjeneral ushtrie dhe komandat i luftës, vetëm dua t’i shtojë dy më shumë. Ti je gjenerali i zemrës sime, e gjeneral i dashurisë së Gjinit, Hanës dhe Trimit”.

“Të duam përjetë Ramush Haradinaj. Gëzuar ditëlindja, e unë edhe sot vazhdoj të mendoj që jam dhurata më e bukur e ditëlindjes tënde. Gëzuar 17 vite bashkë, me të mira e të këqija”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Ndërkaq, dyshja kanë tre fëmijë së bashku, të cilët shpesh herë i ekspozojnë edhe në rrjete sociale. /Telegrafi/