Telegrafi

Anita Muçaj uron bashkëshortin për ditëlindje, teksa festojnë edhe 19 vjet martesë: Të dua për gruan që më krijove

Foto: Instagram

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen e 54-të.

Me këtë rast një urim i veçantë nuk ka munguar nga bashkëshortja e tij, prezantuesja e njohur, Anita Muçaj.

Kjo e fundit ka shpërndarë një fotografi në InstaStory, të cilin e falënderon për gjithë këto vite që kanë kaluar bashkë si dhe për fëmijët e tyre, meqenëse kremtojnë edhe përvjetorin e 19-të të martesës.

Më poshtë ua sjellim të plotë urimin e moderatores:

“Ramush, unë dhe ti kemi shumë jetë bashkë aq shumë sa nuk e di a mban jeta më. Një gjë t’a o djalë që dua që unë dhe ti të kemi jetë bashkë edhe më shumë se sa mbahet rëndom mbi supe.

Të dua për epitetin dhe titullin ‘mami’ që ma dhe, mamin e Gjinit, Hanës dhe Trimushit, të dua edhe për llasticën grua që edhe kur ishim keq ma dhurove, të dua për gruan që më krijove.

Gëzuar ditëlindja, gëzuar për 19 vjet martesë bashkë. Vazhdoj të mendoj që jam dhurata më e bukur që të ka ardhur në ditën e lindjes”. /Telegrafi/