Megjithatë, edhe pse gjithçka ka përfunduar, 18-vjeçarja po përpiqet të mbetet aktuale duke dhënë deklarata të herëpashershme, njofton Albinfo.ch.
Mirëpo, ditët e fundit duke bërë përpjekje të kritikojë rrjedhën e garës, ajo ka kthyer kundër vetes një pjesë të mirë të publikut.
Anita ka ironizuar me emisionin duke iu bashkuar kritikave se është bërë monoton dhe i mungon freskia. Në faqen e saj të Facebookut, ajo ka shkruar: “Njerëzit po ankohen se DSDS është bërë kaq monoton (s’është çudi pasi që ata kanë mbetur vetëm tipa monotonë). E pra, të dashurit e mi, përse nuk keni votuar për mua? Unë, sidoqoftë, do të siguroja më shumë ‘action’!!”.
Por, reagimi i fansave ka qenë i papritur dhe negativ për të. “Mos u bë më josimpatike se që je”, i ka shkruar dikush në faqen e saj. Ndërsa një tjetër, ka reaguar kështu: “Ne, shqiptarët jemi të kënaqur që nuk ke vazhduar, ndryshe, do të na e nxije fytyrën edhe më shumë”, etj. /Albinfo/Telegrafi/