Site icon Telegrafi

Anita Krasniqi, Feride Kastrati dhe KFF EP Hajvalia marrin çmimet kryesore për futbollin e femrave

Çmimi i parë në Gala Mbrëmjen “Laureatët 2023”, e cila është organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës i ka takuar portieres së KFF “16 Qershori” nga Malisheva, Anita Krasniqi.

Ajo përveç me klubin e saj ku arriti ta fitojë titullin e kampionit në Ligën U17, ka spikatur me paraqitje të mira edhe në ekipet kombëtare të grupmoshave, duke u dëshmuar si një talente që premton për të ardhmen.

Këtë çmim e ka ndarë Sanijie Krasniqin përzgjedhëse e Kombëtares së Kosovës U17 në konkurrencën e femrave.

Feride Kastrati futbollistja më e mirë e vitit

Njëra nga futbollistet me më përvojë në Kombëtaren e Kosovës dhe në KFF EP Hajvalia, Feride Kastrati është nderuar me çmimin “Futbollistja më e mirë e vitit” në manifestimin “Laureatët 2023”. Ajo gjatë këtij viti ka pasur paraqitje shumë të mira, duke qenë ndër më të merituarat që EP Hajvalia iu gëzua titullit të kampionit në Sigal Superligën e femrave, në një konkurrencë të fortë me KFF Mitrovica. Përveç lojërave të mira me skuadrën e saj, Feride Kastrati dha kontribut të çmuar edhe në Kombëtaren e Kosovës, me të cilën arriti të shpallet kampion në grupin e vet të Ligës C në Ligën e Kombeve. Çmimin për Feride Kastratin e ndau Valbona Gashi Uka, shefe e futbollit të vajzave në FFK.

EP Hajvalia merr çmimin ‘Klubi më i mirë’ në konkurrencën e femrave

Ndarja e çmimeve në manifestimin “Laureatët 2023” vazhdoi me shpalljen e klubit më të mirë në konkurrencën e femrave. E ky epitet me meritë i takoi KFF EP Hajvalia. Kjo skuadër fitoi titullin e kampionit në Sigal Superligë, si dhe u paraqit në Ligën e Kampionëve.

Çmimin për këtë klub e ndau Xhelal Broja, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Exit mobile version