Telegrafi

Anita Haradinaj takon pas shumë vitesh shoqen e shkollës, Bleona Qeretin

Spikerja e njohur e lajmeve, Anita Muçaj-Haradinaj, njëherësh bashkëshortja e kryeministrit aktual të Kosovës, është takuar së fundmi me një prej mikeve të saj më të mira të shkollës.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Bleona Qereti, të cilët Anita e ka pasur dikur shoqe shkolle.

Që të dyja, kanë vijuar mësimet në gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, në Tiranë, teksa së bashku kanë publikuar një fotografi në InstaStory, ku shihen të buzëqeshura pranë njëra-tjetrës.

Foto: Anita Muçaj/InstaStory

Anita dhe Bleona u takuan rastësisht në studiot e televizionit Klan, përkatësisht në sallën ku zhvillohet emisioni “Në kurthin e Piter Panit”.

Të ftuarit e radhës në këtë emision kanë qenë Bleona Qereti dhe Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” (Foto: Instagram)