Telegrafi

Anita Haradinaj publikon fotografi nga ditëlindja e 40-të: Vitet janë thjeshtë numra dhe për të bërë llogari

Foto: Anita Muçaj/Instagram

Ditë më parë, spikerja e njohur shqiptare Anita Muçaj-Haradinaj festoi ditëlindjen e 40-të.

Me këtë rast, ajo mori urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Për një nga urimet më të përzemërta u kujdes bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj, i cili i bëri asaj një dedikim romantik në rrjetet sociale.

Anita sot, urime gjithmonë!RH

Publiée par Ramush Haradinaj sur Lundi 12 octobre 2020

Anita ndërkohë vendosi që së fundmi të publikojë në Facebook dhe Instagram një fotografi nga festa e ditëlindjes së 40-të.

Në mbishkrimin e saj, Muçaj-Haradinaj shkruan se vitet po kalojnë dhe ato për të vazhdojnë të mbesin vetëm numra.

“Të jesh 40 dhe përrallore! Numrat jane thjesht numra dhe jane per llogari, por ne jete me rendesi eshte te jesh e bekuar nga zoti me njerez e miq qe te duan dhe i do e te permbushin ne cdo moment te jetes! Ju faleminderit nga zemra e shpirti qe keni permbush cdo moment te jetes sime ne cdo situate dhe Ju faleminderit per te gjitha mesazhet ne ditelindjen time!”, ka shkruar Anita në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë urimet e shumta dhe komplimentet për dukjen e saj, nuk kanë munguar nga një numër i madh fansash në hapësirën për komente. /Telegrafi/