Telegrafi

Anita Haradinaj në skenën e “Dance With Me”, tregon se si u la nga bashkëshorti të merrte pjesë

Spikerja e lajmeve në Radio Televisionin e Kosovës, Anita Muçaj – Haradinaj, ka nisur një rrugëtim të ri në spektaklin “Dance with me”.

Ajo ka shkëlqyer në mbrëmjen e parë të spektaklit, me një performancë shumë të veçantë, ndërsa edhe është ngacmuar me një pyetje nga prezantuesja dhe ndjekësit.

Prezantuesja e lajmeve është pyetur në një moment se si u lejua që të ishte pjesëmarrëse në këtë spektakël nga bashkëshorti i saj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Dhe ajo u përgjigj duke treguar një batutë që ia kishte thënë Ramushit, të cilin me përkëdheli e thërret ‘Rambo’.

“Si më la Rambo? Këtë pyetje ma kanë bërë të gjithë. I thashë po të ishe dashuruar para meje me një balerinë si do ja bëje? Do e kishe lënë dhe s’do e kishe marrë për grua? Kam një jetë që punoj në televizion. Kam 23 vjet në televizion më ka mbështetur në të gjitha projektet e mia dhe me mirëkuptimin e atij jam sot këtu. Edhe ai nëse nuk ka kohë të më shohë, janë fëmijët duke më parë”, u shpreh Anita.

Përndryshe, ajo tha se një pyetje të tillë ia kanë bërë shumë persona gjatë këtyre ditëve. /Telegrafi/