Site icon Telegrafi

Anita Haradinaj, Kelmendit: Nuk i ke dhënë para Ramushit

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita ka reaguar pasi zëvendëskryeministri i ri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se ka dhënë mbi gjysmë milion euro sa Haradinaj ishte në  Hagë.

Ajo ka thënë se Kelmendi nuk ja ka dhënë ato para Haradinajt, por mbrojtjes së të vërtetës.

Postimi i plotë i Anita Haradinajt:

“Ti Ramiz Kelmendi, nuk ja ke dhene Haradinajt Jo, ja ke dhene mbrojtjes se nje te Vertete qe ty ta ka mundesu me ardh me zhvillu biznes edhe sot me u krekos besa edhe me te shendrru me nje ambicioz te paskrupullt! Haradinaj Sa per vete kurre se kish pa As nuk e kish njoft Hagen, por ka besu ne dicka me madhore siq kane besu edhe shume djem e vajza te Kosoves e qe mendoj qe kane bere mire qe t’gjithe ata djem e vajza nuk kane besu n’ty por kane besu ne nje ideal e ne nje kauze ku kemi gjetur shpetimin te gjithe, perndryshe do te ishim veq disa “refugjate” rrugeve te botes! Megjithate sot jemi qytetare te Republikes se Kosoves!!!! Liria nuk paguhet me pare!!!” (sic.), ka shkruar Hardinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version