Sot (e diel) është një ditë mjaft e veçantë për prezantuesen Anita Muçaj-Haradinaj dhe kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Kjo pasi djali i tyre, Trimi, feston ditëlindjen e dhjetë.
Me këtë rast, nuk ka munguar një urim i veçantë nga e ëma duke shprehur fjalët më të mira për të birin.
Ajo ka publikuar një fotografi përkrah Trimit në llogarinë personale, Instagram, ndërsa krahas postimit kanë qenë të shumta urimet që pranoi edhe nga miqtë e ndjekësit e saj.
“O Trim, jeta ime, shpirt i shpirtit tim. Gëzuar ditëlindja e 10 o nanush”, ka shkruar ajo.
Përveç Trimit, Anita dhe Ramushi kanë së bashku edhe dy fëmijë të tjerë. /Telegrafi/