Telegrafi

Anita e Lola Haradinaj në shoqëri të Elena Orës

Prezantuesja e njohur shqiptare, Anita Muçaj -Haradinaj, është mjaft e dashur për publikun.

E njëjta është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, derisa ndan postime të ndryshme me ndjekësit e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, e cila shfaqet përkrah motrës së Rita Orës, Elenës.

“Me të dashurën time të mbushur me energji pozitive, dinamike, mbi të gjitha një femër interesante kreative e re”, janë fjalët e Anitës për Orën.

Lexo po ashtu Elena Ora me pushime në Mal të Zi, publikon fotografi atraktive në bikini

Kjo e fundit është duke i shijuar disa ditë pushimi në trojet shqiptare, përkatësisht në Mal të Zi.

Theksojmë se së bashku me bashkëshorten e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ka qenë edhe e motra e saj, bashkëshortja e deputetit të AAK-së, Daut Haradinajt.

Elena përveç se njihet si motra e Ritës, ajo njëherësh është menaxherja e saj dhe qëndron pas çdo suksesi të yllit tonë. /Telegrafi/