Sot (e shtunë), me 61 vota pro dhe një abstenim është formuar Qeveria e Kosovës, në krye me kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në momentet e festimit, pranë tij gjendej edhe bashkëshortja liderit të AAK-së, spikerja e njohur Anita Haradinaj.
Kjo e fundit, në ditën më të gëzuar të bashkëshortit, kishte vendosur të qëndronte pranë tij, teksa ishte veshur mjaft elegante dhe me stil në një kostum të zi.
Flokët e lëshuara poshtë në stilin e zakonshëm, bën që Anita të dukej mjaft joshëse me sharmin e saj femëror.
Ata janë fotografuar së bashku gjatë daljes nga Kuvendi, ku për asnjë çast nuk u u ndanë nga njëri-tjetri. /Telegrafi/