Telegrafi

Anita Angellovksa-Bezhoska zgjidhet guvernatore e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë

Anita Angellovksa-Bezhoska, zv.guvernatore e deritanishme e Maqedonisë, është zgjedhur si pasuese e Dimitar Bogovit, mandati i të cilit kaloi sot.

Me 81 vota “për”, dhe asnjë kundër apo të përmbajtur, Bezhoska mori besimin e Kuvendit të Maqedonisë, në seancën e 46-të të mbajtur sot.

Ajo bëhet gruaja e parë që merr një post kaq të lartë në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/