Site icon Telegrafi

Aniston tregon se çfarë i tha për herë të parë kur e takoi Jolien

Nuk ishte një sekret që aktoret e Hollivudit, Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie, nuk ishin në marrëdhënie të mira dhe e gjithë kjo u zbulua nga trekëndëshi i dashurisë në të cilin ata e gjetën veten.

Aniston ka dy martesa të dështuara pas saj dhe u martua për herë të parë në vitin 2000 me Brad Pittin.

Martesa e tyre zgjati vetëm pesë vjet dhe arsyeja për shkurorëzimin e tyre ishte gjoja aktorja Angelina Jolie, në të cilin ra në dashuri Pitt.

Në një bisedë me Vanity Fair, Jennifer foli për këtë pjesë të jetës së saj dhe zbuloi se kur e takoi për herë të parë kolegen gjatë prapaskenave të serialit, “Friends”, në të cilën Aniston luajti një nga rolet kryesore.

Në po të njëjtën kohë, Brad kishte filluar të xhironte filmin “Mr&Miss Smith”, ku përkrah kishte ish-bashkëshorten, Jolie.

Jennifer tha se “kur e takova Angelinën, pas prezantimit i thash se Brad është i emocionuar që mund të punojë me ju, shpresoj që të kaloni kohë të mirë”.

Natyrisht, ajo as që mund të imagjinonte se çfarë do të ndodhte në të ardhmen e afërt dhe se burri i saj do të largohej pikërisht për shkak të zeshkanes.

Ndryshe, Brad Pitt dhe Angelina u martuan në vitin 2014 gjersa gjatë vitit të kaluar janë shkurorëzuar. /Telegrafi/

Exit mobile version