Jennifer Aniston kohët e fundit ka tronditur publikun me njoftimin për statusin martesor.
Aktorja amerikane ka bërë të ditur se ka vendosur që të shkurorëzohet prej bashkëshortit, Justin Theroux.
Tashmë mediat kanë filluar të shkruajnë rreth temës se si do të ndahet pasuria mes tashmë ish-çiftit.
Vëmendja më e madhe i kushtohet unazës së shtrenjtë të diamantit të bukuroshes, e cila ka vlerë gjysmë milioni dollarë.
Jennifer raportohet se do ta mbajë unazën dhe këtë mund ta bënte ligjërisht edhe pse nuk parashihet në kontratën para martesore.
“Nëse çifti u martua pas vendimit, unaza martesore mbetet te personi që mban në dorë”, tha avokati i famshëm i Los Angelesit, David Glas, i cili përfaqëson yjet hollivudiane.
Theksojmë se aktori 46-vjeçar dhe aktorja 49-vjeçare kanë qenë për dy vjet të kurorëzuar ndërsa nuk kanë fëmijë prej martesës.
Ndryshe, deri kjo ndarje siç raportojnë mediat amerikane ka ardhur pasi që Aniston ende është e dashuruar në ish-bashkëshortin, Brad Pitt, i cili është ndarë së fundi nga Angelina Jolie. /Telegrafi/