Telegrafi

Aniston rrëfen për vendimin e saj për të mos lindur fëmijë

Jennifer Aniston (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Jennifer Aniston u shkurorëzua në vitin 2005 nga Brad Pitt dhe dy vjet më parë nga burri i saj i dytë, Justin Theroux.

Menjëherë pas, aktori ra në dashuri me Angelina Jolie, me të cilën kanë gjashtë fëmijë bashkë. Nga ana tjetër, Jennifer nuk u bë asnjëherë nënë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Aniston

Në një prononcim për Huffington Post, aktorja e ka treguar arsyen pse nuk ka lindur fëmijë, transmeton KP.

Jennifer Aniston (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

“Vitet e spekulimeve rreth asaj nëse jam shtatzënë dhe kur do të jem, më kanë lodhur me të vërtetë. Çdo herë që hëngra një sandviç, dikush do të më fotografonte dhe pastaj do të niste debati nëse isha e trashë apo shtatzënë”.

“Shoqëria jonë beson se gruaja është e pa arritur nëse ajo nuk është e martuar dhe nëse nuk bëhet nënë. Unë nuk e konsideroj veten të paplotësuar, pasi nuk jam një nënë”, ka thënë Aniston, duke shtuar se ajo nuk ka lindur fëmijë, pasi ideja e amësisë përfundimisht filloi të jetë shumë e frikshme.