Site icon Telegrafi

Aniston: “Friends” në ditët e sotme do të ishte dështim (Video)

“Friends” ka qenë një prej serialeve më të suksesshme që janë emetuar ndonjëherë, mirëpo një prej yjeve kryesore, Jennifer Aniston, është e vetëdijshme se kohët kanë ndryshuar.

Aktorja ka thënë se teknologjia dhe rrjetet sociale janë gjithnjë e më të popullarizuara në dekadën e fundit, ashtu që komedia televizive do të kishte dështuar në ditët e sotme.

Lexo po ashtu "Friends" nuk mund të ribashkohen, Jennifer Aniston tregon arsyet (Foto)

“Do të kishit pasur një kafene të mbushur plot njerëz, të cilët janë të fokusuar në telefonat e tyre celularë”, ka thënë Aniston duke u bazuar në mënyrën e sotme jetësore.

Edhe pse shumë fansa të “Friends” nuk pajtohen me këtë pohim, aktorja mund të ketë të drejtë.

Ajo ka thënë më tej se teknologjia moderne ka ndikuar edhe në jetën e saj saqë është duke u përpjekur maksimalisht që të qëndrojë larg rrjeteve sociale për ta ruajtur privatësinë. /Telegrafi/

Exit mobile version