Telegrafi

Aniston fotografohet në plazh në shoqërinë e regjisorit hollivudian

Jennifer Aniston dhe Will Speck (Foto: Getty Images/Guliver)

Jennifer Aniston pushimin e ndërrimit të motmoteve e ka kaluar në plazh, në shoqëri të miqve të saj, aktorit Jason Bateman, gruas së Jimmy Kimmel, si edhe regjisorit Will Speck.

Për faktin se në kohët e fundit, ajo po shoqërohet gjithnjë e më shumë me Speck, kanë nisur thashetheme se miqësia e tyre është shndërruar në diçka më shumë.

Aniston i kalon pushimet tradicionalisht në Tulum të Meksikës, ku e kalon kohën në bregdet duke u larë dhe duke marrë rreze.

(Foto: The Sun)

50-vjeçarja është fotografuar me bikini, ndërsa pranë saj është fotografuar edhe regjisori i njohur.

Lexo po ashtu Brad Pitt dhe Jennifer Aniston rikthehen sërish bashkë?

Aktorja dhe Speck njihen që nga viti 2016, kur kishin bashkëpunuar në filmin “Office Christmas Party”, ndërsa ka luajtur edhe në filmin tjetër të tij, “The Switch”. Ndërsa në muajt e fundit janë parë shpesh duke dalë në darka dhe duke kaluar çaste bashkë. /Telegrafi/

(Foto: The Sun)