Jennifer Aniston pushimin e ndërrimit të motmoteve e ka kaluar në plazh, në shoqëri të miqve të saj, aktorit Jason Bateman, gruas së Jimmy Kimmel, si edhe regjisorit Will Speck.
Për faktin se në kohët e fundit, ajo po shoqërohet gjithnjë e më shumë me Speck, kanë nisur thashetheme se miqësia e tyre është shndërruar në diçka më shumë.
Aniston i kalon pushimet tradicionalisht në Tulum të Meksikës, ku e kalon kohën në bregdet duke u larë dhe duke marrë rreze.
50-vjeçarja është fotografuar me bikini, ndërsa pranë saj është fotografuar edhe regjisori i njohur.
Aktorja dhe Speck njihen që nga viti 2016, kur kishin bashkëpunuar në filmin “Office Christmas Party”, ndërsa ka luajtur edhe në filmin tjetër të tij, “The Switch”. Ndërsa në muajt e fundit janë parë shpesh duke dalë në darka dhe duke kaluar çaste bashkë. /Telegrafi/