Shoqata për mbrojtjen e kafshëve ”Anima Mundi” pret nga përgjegjësit e qendrës Vardarishte që t’i përmbahen vendimit për të mos kapur qen të pastrehë dhe për të mos bërë sterilizimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shoqata bën të ditur se është përgatitur për një protestë para ndërmarrjes publike ”Higjiena Komunale”, por e ka anuluar protestën pasi që janë informuar për vendimin e qendrës së kafshëve, vendim qe vjen pas motit të ligë në vend.
Sipas ”Anima Mundi”, qendra Vardarishte nuk ka ngrohje, e as kushte të përshtatshme për qëndrim dhe trajtim të kafshëve në dimër./Telegrafi/