Shoqata për mbrojtjen e kafshëve ”Anima Mundi” ka reaguar ndaj komunës së Berovës në lidhje me mënyrën e trajtimit të qenve endacak dhe kafshëve tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, kjo komunë, e cila paralajmëroi se do të merret me kapjen e qenve endacak, ka kryer helmim masiv të kafshëve.
Kjo organizatë raporton se trupat e ngordhur gjenden kudo nëpër rrugë, ndërkaq dyshojnë se bëhet fjalë për helmim të organizuar të kafshve nëpër rrugë./Telegrafi/