Telegrafi

Anima Mundi: Mos i vritni qentë e pastrehë para Super Kupës së UEFA-së

Shoqata për mbrotjen e kafshëve ”Anima Mundi” kërkon nga kryebashkiaku i Shkupit, Koce Trajanovski, që t’i jep fund gjuetisë së qenve të pastrehë, në prag të Super Kupës së UEFA-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mirëpo, NP ”Higjiena Komunale” demanton se në prag të kësaj ndeshje të rëndësishme do të realizohet një varsje masovike e qenve të pastrehë në kryeqytet. Ata thonë se vetëm qentë agresiv, shumë të moshuar dhe të sëmurë do të kapen dhe ndaj tyre do të kryhet eutanazi, kurse qentë e shëndetshëm do të sterilizohen, pastrohen dhe vaksinohen.

Ndërkaq, shoqata ”Anima Mundi” paralajmëron protesta kur do të luhet Super Kupa e UEFA-së, nëse organet përgjegjëse nuk e pranojnë kërkesën e tyre./Telegrafi/