Site icon Telegrafi

“Anima Mundi” kërkon të shfuqizohet masa për vrasjen e derrave të egër

Nëse të gjitha epidemitë zgjidhen me vrasje, nuk do të kishte qenie të gjalla në planetë, thonë nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”, nga ku kërkojnë që qeveria në mënyrë urgjente të shfuqizoj masën për vrasjen e kafshëve.

“Derri i egër nuk është i rrezikshëm për njerëzit, ndërsa vetëm në Maqedoni planifikojnë masakër të derrave, ndërsa në vendin tonë fqinjë masat zbatohen me higjienë, dezinfektim, paraqitje të ngordhjes të çdo kafshe dhe ndalimit të importit dhe eksportit”, thuhet në deklaratë e shoqatës.

Lexo po ashtu Për shkak të “etheve afrikaneve të derrave” në Maqedoni organizohet gjuetia e derrave të egër

Nga atje shtojnë se për vrasjen e derrave shteti do të harxhojë miliona denarë./Telegrafi/

Exit mobile version