Site icon Telegrafi

“Anima Mundi” kërkon të ndalohet me ligj therja rituale e kafshëve

Organizata joqeveritare për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” kërkon të ndalohet therja për rituale fetare të kafshëve në Maqedoni, pasi sipas tyre, është në kundërshtim me çdo rregullore për therjen e kafshëve.

Sipas “Anima Mundi” këto rituale shkaktojnë stres, frikë dhe dhimbje tek kafshët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Therja rituale është brutale dhe shpesh bëhet publikisht, gjegjësisht para syve të qytetarëve dhe në kundërshtim me Ligjin për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve. Për këtë arsye ju bëjmë thirrje institucioneve menjëherë të ndalojnë me ligj këtë mënyrë në territorin e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Ata shtojnë se me ndalimin e therjeve rituale do të mbrohen qytetarët të cilët nuk duan të shohin skena të tilla./Telegrafi/

Exit mobile version