Telegrafi

“Anima Mundi” kërkon që të mbyllet kopshti zoologjik në Manastir

“Anima Mundi” ka reaguar për gjendjen në kopshtin zoologjik në Manastir, duke kërkuar që të merret leja për punë, ndërsa kafshët të dërgohen në qendra për resocializim në Evropë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ujk i ngordhur, shpezë të ngordhura në kafaze në kopshtin zoologjik në Manastir. Paguash 50 denarë hyrje dhe ja çka ju pret: kafaz me tre ujq, prej të cilëve njëri është i ngordhur prej disa ditësh, majmunë të cilët janë të urritur dhe etur, njëri ka plagë në trup, në kafaze thuajse nuk ka ushqime të mjaftueshme dhe ujë. Brenda tek shpezët nuk shkruan të cilit lloj janë dhe mund t’ju presin shpezë të ngordhura”, thonë nga organizata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”.

Nga kjo organizatë kërkojnë mbyllje urgjente të këtij kopshti zoologjik dhe masa ndëshkuese për personat përgjegjës, të cilët sipas tyre nuk janë kujdesur për kafshtë./Telegrafi/