Është e turpshme për një vend që aspiron të bëhet shtet anëtar i BE-së, gjendja e rrugëve përgjatë gjithë Republikës të jenë në gjendje mizerie dhe katastrofike dhe – drejtuesit tonë të makinave dhe turistët të jenë dëshmitar në ngjarje të tilla. Rrugët janë si në film horror, thotë: “Anima Mundi” në reagimin publik ndaj drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Shoqata për mbrojtjen e kafshëve kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga kompania kompetente, obligim i të cilit është për të garantuar dhe për të siguruar qarkullim të qetë dhe të sigurtë.
‘Ne, shoqata për mbrojtjen e kafshëve ‘Anima Mundi’ e mbështetur nga ‘Zëri i kafshëve’ (Veles), ‘Heronjë të vegjël’ (Manastir), ‘Animalia’ (Ohrid) dhe ‘Animal World’ (Strugë), ‘Shansë e dytë’ (Koçan), ‘Jetë’ (Shtip), ‘Zemër për kafshët’ (Kavardar), ‘Fauna’ (Kumanovë), ‘Angelcats Sanctuary’ (Shkup), ju drejtohemi me reagimin tonë të përbashkët.
Mbrëmë në rrjetin social Facebook, është publikuar një video ku shihet qartë sesi në magjistralen Tetovë-Shkup goditet qeni nga një veturë, dhe në të njëjtën kohë godet një qen tjetër ku e largon disa metra larg. Videoja ishte shokuese, dhe si rezultat i fatit të mirë ishte se nuk kishte viktima. Reagojmë nga ju që të merrni masa në detyrimin tuaj si kompetent sesi të ulet rreziku nga shfaqja e kafshëve në rrugë, për të garantuar siguri te udhëtarët dhe mbrojtjen e kafshëve’, thonë ndër të tjera Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve. /Telegrafi/