Telegrafi

Anijet masive u përplasën gjatë lundrimit, detyrohet evakuimi i një pjese të vizitorëve

Gjatë nisje së fluturimit nga një port në Meksikë, dy anije masive janë përplasur lehtë mes vete.

Carnival Glory ka qenë duke bërë një manovër, që ta largohej prej portit në Cozumel, kur u përplas në Carnival Legend që ndodhej prapa, duke i lënë dëme të dukshme, transmeton Telegrafi.

Sipas Carnival Cruise Lines, që është në pronësi të këtyre anijeve turistike, një person është plagosur lehtë, derisa një pjesë të vizitorëve është nevojitur të evakuohen.

Të pranishmit që ndodheshin përballë, në një anije tjetër që ishte e ankoruar në port, kanë pasur frikë se Carnival Glory mund të përplasej edhe anijen e tyre.

Megjithatë, drejtuesit e anijes së gjatë 290 metra, kanë arritur ta vënë nën kontroll dhe të vazhdojnë lundrimin e planifikuar. /Telegrafi/