Anijet kozmike mund të udhëtojnë me shpejtësinë e dritës, kanë pohuar dy shkencëtarë të Harvardit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Manasvi Lingam dhe Abraham Loeb, dy profesorët e universitetit më të mire në botë, kanë thënë se supernovat mund të përdoren për të arritur këtë shpejtësi.
Ata kanë sugjeruar që nëse do të ndërtohej një anije kozmike e avancuar që do të mund të shfrytëzonte fuqinë e fenomeneve natyrore, njerëzit do të mund të arrijnë atë që besohet të jetë e pamundur.
Kjo është ngjashëm me një varkë me vela thonë shkencëtarët, është sikur njerëzit të krijonin në mënyrë efektive një vela diellore ose magnetike, që të mund të arrihej shpejtësia e dritës.
Ata do të mund të përdorin rrezatimin elektromagnetik të emetuar nga një supernova (shpërthimi super i fuqishëm i një ylli) për t’i dhënë shtytje të fuqishme anijes kozmike.
Në artikull thuhet se rrezatimi elektromagnetik ndihmon për të krijuar presion kundër një lundrimi të shpejtë, duke gjeneruar një shtytje që do të thotë se karburanti i motorit nuk do të ishte i nevojshëm.
Kjo ndodh për shkak se energjia e prodhuar nga një supernova, është e njëjtë me atë që do të krijonte një miliard diell në një muaj.
Studimi i tyre i quajtur ‘Propulsioni i Hapësirave në Shpejtësinë Relativiste dhe përdorimi i Burimeve Natyrore Astrofizike’ – thotë se kjo mund të ndodhë nëse teknologjia zhvillohet në vitet e ardhshme.
“Ne zhvilluam modele matematikore për të përcaktuar shpejtësinë maksimale që mund të arrihet nga lundrimet e lehta dhe veglat elektrike”, ka thënë Lingam, autori kryesor i hulumtimit.
“Shpejtësitë maksimale ndryshojnë varësisht nga sistemi shtytës i përdorur, si dhe nga objektet astrofizike”, ka thënë studiuesi.
Por ka disa pengesa të mëdha që duhet të tejkalohen nëse një plan si i tyre mund të jetë ndonjëherë i mundshëm në të ardhmen, thuhet në artikull.
Kjo përfshin çështjen e parashikimit të supernovës, sepse jo vetëm që janë të rralla, por edhe të pamundura për t’u parashikuar me saktësi, që mund të ndodh brenda një game prej një milion vjet.
Gjithashtu do të duhet të ndërtohet një anije që mund të merret me fërkimet që vijnë nga gazi i ambientit, rreth një ylli që është gati të shpërthejë.
Së fundi në artikull është përmendur se ky mision teorik do të përdorte një anije kozmike pa pilot, pasi është larg mundësisë që njerëzit do të mund të mbijetojnë duke arritur shpejtësinë e dritës. /Telegrafi/