Ky është momenti rrëqethës kur dy anije gjigante përplasen në një port, ku nga goditjet e fort kontejnerët me mallra bien në ujë.
Porti detar Karachi në Pakistan ka ndalur përkohësisht punën, pasi dy anije transportuese u përplasën gjatë të hënës mbrëma, transmeton Telegrafi.
Në videon amatore të publikuar më poshtë, shihet një anije transportuese duke u përplasur me një anije tjetër të llojit të njëjtë, duke bërë që kontejnerët të përfundojnë në ujë.
Raportohet se ishte anija gjermane e kompanisë Hapag-Lloyd, e cila u përplas me anijen e ndalur në port, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që quan deri te kjo përplasje.
Mediat pakistaneze raportojnë se 21 kontejnerë më mallra kanë rënë në det, derisa punëtorët e portit shikonin të habitur me atë që po ndodhte. /Telegrafi/