Rojet bregdetare italiane kanë shpëtuar 177 persona duke përfshirë 27 të ekuipazhit nga një anije që mori flakë gjatë udhëtimit nga ishulli italian i Lampedusas për në Porto Empedocle në Sicili.
Pasagjerët e tragetit përfshinin 83 emigrantë që u transferuan nga Lampedusa, njoftoi përmes një deklarate roja bregdetare.
Të gjithë pasagjerët u transferuan në një anije të rojës bregdetare dhe janë rrugës për në Porto Empedocle, përveç tre që po kthehen në Lampedusa, raporton reuters.
Italy calls for a redraft of the EU migration pact, insisting that rescue ships should return migrants to the countries that financially support the charities running these rescue missions. 🇮🇹🇪🇺🇩🇪#Italy #Lampedusa #30settembre #Fedez #FUWAMOCO #AFLGF #STARDOM #Germany pic.twitter.com/v318E9tUcU
— World Insights (@WorldInsights_) September 30, 2023
Gjatë shpëtimit, roja bregdetare përdorën “water jet” për të bartur ujin që ka lokalizojë zjarrin, i cili shpërtheu në dhomën e motorit.
Kujtojmë se ditë më parë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka thënë se nuk do të lejojë që vendi që drejton të bëhet “kampi i refugjatëve të Evropës”.
Ndryshe, më shumë se 2000 njerëz kanë vdekur deri më tani këtë vit në Mesdheun qendror ndërsa përpiqeshin të kalonin në Evropë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin. /Telegrafi/