Një barkë e vogël që transportonte 11 emigrantë në Mesdhe, për pak sa nuk është goditur nga një anije gjigante transportuese që në momentet e fundit ndërroi drejtim.
Emigrantët janë shpëtuar pasi barka e tyre u fundos në ujë, pasi në momentet e fundit janë parë nga helikopteri i rojeve bregdetare të Spanjës, transmeton Telegrafi.
Piloti i helikopterit kishte vërejtur barkën afër anijes transportuese që ishte mbushur me kontejnerë me mallra, e cila në shikim të parë dukej se do ta godiste, por pas sinjalit që i dha helikopteri ndërroi drejtim.
Ekuipazhi i helikopterit fillimisht është munduar të vë kontakt me kapitenin e anijes përmes radiolidhjes, por nuk kishin pranuar kurrfarë përgjigje. Dhe duke parë se rrezikohej jeta e dhjetëra personave, përdorën dritën për ta paralajmëruar kapitenin për rrezikun.
Kështu në sekondat e fundit kapiteni ndërroi drejtim dhe emigrantët shpëtuan pa ndonjë lëndim. Videoja e publikuar më poshtë është filmuar nga helikopteri, ku shihen dallgët e mëdha të krijuara nga lëvizja e anijes transportuese që për pak sa nuk e fundosi menjëherë barkën e vogël./Telegrafi/