Chris Bertish ka arritur për të shkruar historinë dhe të bëhet njeriu i parë që ka rrugëtuar përmes Atlantikut duke përdorur anijen me lopatë (pa motor) – i vetëm dhe i pa ndihmuar nga askush.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, aventura e tij ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar, ku pas 6.500 kilometrash dhe 93 ditësh, ka arritur deri tek caku.
I gjithë rrugëtimi i tij filloi në Agadir, qyteti port në jug të Marokut, ku thuhet se Chris ka hasur në peshkaqenë të panumërt, valë të mëdha, erëra të vazhdueshme dhe pengesa të tjera që sjell oqeani. /Telegrafi/