Site icon Telegrafi

Anija turke Oruc Reis do të zgjasë kërkimet në Mesdheun lindor deri më 4 nëntor

Turqia deklaroi se anija e saj Oruc Reis do të kryejë kërkime në Mesdheun lindor deri më 4 nëntor, një hap që mund të ushqejë tensionet në rajon.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Turqia dhe Greqia të dyja anëtare të NATO-s, janë përballur në një mosmarrëveshje mbi shtrirjen e rafteve të tyre kontinentale dhe pretendimeve ndaj burimeve natyrore në Mesdheun lindor.

Tensionet shpërthyen në muajin gusht kur Turqia dërgoi anijen e saj eksploruese Oruc Reis në ujërat e pretenduara gjithashtu nga Greqia dhe Qipro.

Së bashku me dy anije të tjera, Ataman dhe Cengiz Han, anija Oruc Reis do të vazhdojë punën në një zonë në jug të ishullit grek të Rodosit deri më 4 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version