Site icon Telegrafi

Anija turistike “Oosterdam” ndalon në Sarandë, turistë të huaj vizitojnë qytetin

Vjeshta vijon të jetë stina e preferuar e turistëve të huaj për të vizituar Sarandën.

Portin e Sarandës e vizitoi sërish për këtë sezon turistik ditët e fundit kroçera “Oosterdam” e kompanisë American Holland Cruises në bordin e të cilës ndodhen 1965 turistë kryesisht me kombësi australiane, amerikane, angleze, belge, kanadeze, holandeze dhe shtete te tjera.

Turistët u organizuan dhe u shpërndanë për të vizituar destinacione të ndryshme të përzgjedhura prej tyre për të vizituar në afërsi të qytetit të Sarandës.

Kjo kroçerë vizitoi Sarandën në korrik të këtij viti ku ndodheshin 2076 turistë me kombësi të ndryshme si ajo angleze, amerikane, australiane, kanadeze, holandeze dhe shumë shtete të tjera.

Gjatë periudhës 1 janar deri më 26 shtator në portin e Sarandës kanë ardhur 50 tragete turistike, nga të cilat 25 kanë qenë kroçera, me turistë të kombësive të ndryshme.

Pjesë e itinerarit të turistëve kanë qenë vizitat në pikat turistike të Sarandës si Butrinti, Kalaja e Lëkurësit, plazhet e shumta në qytetin bregdetar, si dhe qytetet e Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës etj. /Telegrafi/

Exit mobile version