Telegrafi

Anija tregtare shqiptare pëson defekt në Ksamil

Anija tregëtare shqiptare e quajtur “Bergfjoord” ka pësuar defekt teknik në ujërat e Ksamilit. Për rrjedhojë anija nuk ka mundur dot të kthehet. Në ekuipazhin e saj ndosheshin 7 persona.

Pas komunikimit me kapitenerinë e portit Sarandë anija është udhëzuar për të hyrë në portin e marinës “Limion”.

Bëhet me dije se gjatë komunikimeve me kapitenerinë ekuipazhi nuk ka paraqitur probleme.

Anija ka pësuar një të çarë, ndërkohë që është bërë e mundur ankorimi i saj pa probleme në Portin e “Limionit”.

Situata do të vlerësohet nga ana e KSHF, Kontrolli Shtetëror i Flamurit, për vijushmërinë apo jo të lundrimit të anijes, raporton Euronews Albania. /Telegrafi/