Site icon Telegrafi

Anija shqiptare bën stërvitje në Egje

Anija Oriku e Forcës Detare dhe ekuipazhi i saj, pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, zhvilluan një stërvitje të përbashkët në ujërat ndërkombëtarë me anijen gjermane Pegnitz M1090.

Lajmi është raportuar nga Ministria e mbrojtjes, sipas të cilës kjo stërvitje u zhvillua sipas standardeve dhe manualeve të NATO-s në det.

“Në këtë stërvitje me anijen komandë të operacionit në Egje u zhvilluan seriale stërvitorë sipas standardeve dhe manualeve të #NATO-s në det, ndërkohë që ekuipazhi ynë testoi aftësitë operacionale dhe ato ndërvepruese me anijet dhe ekuipazhet aleate”, thuhet në postim.

Exit mobile version