Telegrafi

Anija “përplaset për tokë” dhe ndahet në dysh në Japoni

Një anije e regjistruar nga Panamaja u “përplas për tokë” në një port verior të Japonisë, më pas u nda në dysh dhe nga ajo po rridhte naftë.

Sidoqoftë, për fat të mirë, nuk pati të lënduar në mesin e ekuipazhit prej 21 personash dhe rrjedhja e naftës po kontrollohej pa asnjë shenjë se kishte arritur në breg, kanë thënë Rojet Bregdetare Japoneze.

Siç vënë në pah mediat, përcjell Telegrafi, anija 39,910 ton, “Crimson Polaris”, mbante copa druri kur u “përplas për tokë” të mërkurën në mëngjes në portin Hachinohe.

Anija, e cila ishte në fund të një udhëtimi nga Tajlanda, u nda në dysh herët të enjten, tha Roja Bregdetare.

Dy pjesët e anijes nuk kanë lëvizur dhe po monitorohen nga afër nga anijet patrulluese, dhe deri vonë pasdite nuk kishte pasur ndonjë ndryshim të dukshëm të madh në situatën e saj, tha një zëdhënës i Rojës Bregdetare. /Telegrafi/