Site icon Telegrafi

Anija përfshihet nga flaka, burri me “jet ski” krijon valë të mëdha me të cilat e shuan zjarrin dhe e parandalon shpërthimin (Video)

Një burrë kishte gjetur një metodë brilante për ta shuar zjarrin në një anije, dhe atë duke përdorur “jet ski” me të cilën krijoi valë të mëdha deti që binin mbi anijen e përfshirë nga zjarri.

Jason Dobinson kishte shkuar të kalojë vikendin në Boondooma Dam në Queensland, kur pa një anije të përfshirë nga flaka që ishte shumë afër shpërthimit, transmeton Telegrafi.

Ideja për ta përdorur “jet ski” si aparat për fikjen e zjarrit i kishte ardhur në kokë, pasi kishte parë një video të ngjashme në internet.

“Menjëherë vrapova drejt “jet ski” dhe fillova ta ngas me shpejtësi të madhe. Aty filluan të krijohen valë të mëdha të cilat më pas binin mbi anijen e përfshirë nga flaka. Kështu arrita ta shpëtojë nga shpërthimi”, ka deklaruar Dobinson.

Por, është interesant se si masa që ishte mbledhur përreth anijes së djegur, nuk ndërmerrnin asgjë pasi ishin kapluar nga paniku. Megjithatë, gjithçka ndryshoi për të mirë kur në “skenë” u shfaq Dobinson. /Telegrafi/

Exit mobile version