Telegrafi

Anija norvegjeze që u dëmtua gjatë lundrimit, ka arritur në port pas intervenimit për shpëtim (Video)

Ishte vetëm 100 metra larg bregut, por një anije norvegjeze pësoi një dëmtim dhe nuk mund të lëvizte më nëpër stuhi.

Nga lundra luksoze i kanë larguar me helikopterë qindra pasagjerë, derisa u dërgua deri në bregdetin e Norvegjisë dhe u shmang ndonjë tragjedi e mundshme, transmeton Telegrafi.

Rreth 900 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhi ishin ende në bord, kur pas intervenimit për shpëtim, Viking Sky arriti në portin e Molde gjatë pasdites së të dielës. Kjo pasi pesë helikopterë t’i kenë bartur 479 njerëz, sipër valëve të rrëmbyeshme.

The Guardian raporton se mbi 20 vetë, janë dërguar në spital, me lëndime të lehta si thyerja eshtrash, prerje dhe lëndime tjera, por pa pasoja për jetën.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihen mobiliet duke lëvizur dhe pjesë tjera duke rënë nga tavani, derisa anija ishte ende në det.

Meqenëse të gjitha janë larguar, pritet që të fillojnë hetimet, për të zbuluar shkaktarin e dëmtimit, që e la anijen në pamundësi të lundrimit. /Telegrafi/