Udhëtarët e anijes ‘Norwegian Breakaway’, përjetuan momente shumë të vështira teksa po ktheheshin prej pushimit të Karaibe, shkaku i motit me stuhi.
Erërat e forta e kanë trazuar detin, që ka ngritur valët deri në dhjetë metra, transmeton Telegrafi.
Për dy ditë me radhë, anija me katërmijë pasagjerë është lëkundur pandërprerë, teksa uji kishte hyrë në të gjitha anët.
Videoja e postuar më poshtë, tregon çarçafët e hedhura në korridore dhe pjesëtarët e stafit, në përpjekje që të hiqnin ujin.
Raportohet se askush nuk ka pësuar ndonjë lëndim, ndërsa anija ia ka dalë të mbante rrugën detare, derisa u ankorua suksesshëm. /Telegrafi/