Site icon Telegrafi

Anija masive “zhvendoset tërësisht”, pritet rifillimi i trafikut përmes Kanalit të Suezit

“Ever Given”, anija masive me kontejnerë që u bllokua në Kanalin e Suezit dhe ndërpreu trafikun në rrugën ujore jetike për gati një javë, është “zhvendosur tërësisht”, kanë thënë autoritetet të hënën.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anija aktualisht është në rrugën e saj për në “Liqenin e Madh”, sipas Leth Agjensive, e cila është një agjent tranzit në Kanalin e Suezit. Sapo të arrijë atje, ajo do t’i nënshtrohet një kontrolli teknik.

Më herët të hënën Autoriteti i Kanalit të Suezit tha se anija ishte “përgjigjur manovrave tërheqëse” dhe kishte korrigjuar rrjedhën e saj me 80%.

Ever Given është një nga anijet më të mëdha me kontejnerë në botë.

Anija 220,000 tonëshe është në gjendje të mbajë 20,000 kontejnerë dhe është e gjatë, sa lartësia e Empire State Building.

Anija, e cila u bllokua të martën e kaluar, krijoi probleme të mëtejshme në një zinxhir global të furnizimit tashmë të tendosur nën ndikimet e vazhdueshme të Covid-19.

Rreth 12% e tregtisë globale kalon përmes Kanalit të Suezit dhe “Lloyd’s List” vlerëson se më shumë se 9 miliardë dollarë mallra kalojnë përmes rrugës ujore 120 milje çdo ditë, duke përkthyer në rreth 400 milionë dollarë në orë. /Telegrafi/

Exit mobile version