Telegrafi

Anija luftarake ruse i afrohet në mënyrë agresive luftanijes amerikane në Detin Arabik

Një luftanije ruse “iu afrua agresivisht” një shkatërruesi të marinës amerikane ndërsa ishte duke operuar në Detin Arabik të Veriut të enjten, duke injoruar paralajmërimet nga anija amerikane dhe duke rritur rrezikun e një përplasjeje, tha Marina amerikane.

“Të enjten, 9 janar, ndërsa po kryente operacione rutinë në Detin Arabik të Veriut, USS Farragut, iu afrua në mënyrë agresive një anije ruse e Marinës së saj”, tha Flota e Pestë e Marinës amerikane, e cila mbikëqyr operacionet detare në Lindjen e Mesme, thuhet në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

 

Fillimisht anijes ruse iu kërkua që ajo të ndryshonte kursin për të mos u përplasur me anijën amerikane. Ajo fillimisht refuzoi, por përfundimisht ndryshoi kursin”, thuhet në deklaratë.

Një zyrtar i marinës amerikane thotë se Farragut është pjesë e grupit të transportuesit të avionëve USS Harry S. Truman dhe Farragut ka për detyrë të përgjojnë anijet e mundshme të armikut për t’i parandaluar ata të afrohen tek transportuesi i avionëve.

Dy zyrtarë të mbrojtjes thanë që anija ruse ishte afro 180 metra larg anijes amerikane. /Telegrafi/