Telegrafi

Anija kozmike ruse Luna-25 përplaset në Hënë

Rusia ka raportuar se anija e saj kozmike Lunda-25 është përplasur në Hënë.

Roboti pa pilot, i cili u nis në fillim të këtij muaji, u rrëzua pasi u rrotullua në orbitë të pakontrolluar, raportoi të dielën korporata hapësinore ruse Roscosmos.

Lajmi vije pasi vendi raportoi për një “situatë jonormale”, të cilën specialistët e saj ishin duke e analizuar të shtunën, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.

Ky mision i ish-shtetit sovjetik ishte i pari në sipërfaqen hënore në gati 50 vjet.

Rusia shpresonte që roboti të kalonte një vit duke koleksionuar mostra të gurëve dhe pluhurit pas uljes në polin jugor të Hënës, e cila pritej të ndodhte të hënën.

Megjithatë, korporata hapësinore tha se kishte humbur kontaktin me anijen pasi u përball me telashe të paspecifikuara ndërsa përgatitej për orbitën e para-uljes.

Roboti – i cili ka madhësinë e një veture të vogël – fluturoi me një raketë Soyuz dhe hyri në orbitën e Hënës të mërkurën.

Që atëherë ajo ka dërguar fotografi të kraterit të tretë më të thellë në hemisferën jugore të hënës, kraterit Zeeman. /Telegrafi/