Ky është momenti kur një anije gjigante që ishte nisur për në Alaska, detyrohet të rikthehet nga ku ishte nisur, pasi si pasojë e mjegullës së madhe kapiteni i anijes nuk kishte vërejtur një copëz të madhe të akullit, në të cilën u përplas.
Pamjet nga anija norvegjeze Sun, që transporton 2.000 pasagjerë, u përplas në akull në afërsi të brigjeve Yakutat, transmeton Telegrafi.
Pasagjerët e tmerruar filmuan copën e madhe të akullit që ishte ngulitur në anije, derisa shumë pasagjerë tjerë ishin duke fjetur në momentin kur ndodhi përplasja.
Ndikimi i goditjes bëri që anija të rikthehet nga ku ishte nisur, nga frika se ajo mund të pësojë edhe më shumë defekt. Kështu ajo u rikthye në Seattle për riparim.
Jason Newman nga Atlanta, Georgia, që ishte në anije, ishte dëshmitarë i përplasjes me akullin. Ai thotë se mjegulla e madhe ia pamundësoi kapitenin ta vërej me kohë copën e akullit. /Telegrafi/