Telegrafi

Anija gjigante humb kontrollin në portin e Venedikut

​Një anije italiane ka shpëtuar për pak me përplasjen me tokën në portin e Venedikut pasi kapiteni i saj humbi kontrollin gjatë një stuhie.

Shirat dhe erërat e forta bënë që Costa Deliziosa të humbte kontrollin dhe të përplasej me një varkë të ankoruar në brigjet e Sette Martiri.

Një video e filmuar nga një bar tregon anijen që drejtohet drejt bregut, ndërsa ekuipazhi luftonte për ta ndaluar.

Por për fat të mirë arriti të ndalje pa u përplasur me tokën. /kp/